Ajo ishte një nga personazhet me të dashura të Big Brother Vip Albania, teksa me shqipen e saj të lezetshme dhe batutat, u mori zemrën shqiptarëve.
Fjala është për bukuroshen brune Jori Delli, e cila erdhi në Shqipëri pas një karriere në Itali. Por edhe pse Shqipëria i pëlqeu dhe publiku e mirëpriti… zemrën ia rrëmbeu një italian.
Pak kohë më parë ajo pranoi se ishte në lidhje me këngëtarin e njohur italian Fred De Palma, dhe se të dy ata po jetojnë kohën me të bukur së bashku, më të dashuruar se kurrë.
Të dy ata kanë publikuar vazhdimisht foto e video në rrjetet sociale duke treguar momente nga jeta e tyre. Së fundmi dyshja ka zgjedhur që të bëjë disa ditë pushime romantike…
E ku tjetër? Në Maldive.
Jori ka postuar disa foto në Instagram të cilat i kanë vënë “flakën” rrjetit. Jo pa arsye, bukuroshja shfaqet me bikini në super formë, teksa shijon dashurinë në krahët e partnerit.
Top Channel