Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave masive që ndodhën natën e së shtunës në Universitetin Tuskegee, gjatë festimeve të rikthimit të alumnëve të shkollës.
Të shtënat shpërthyen në kampusin e Universitetit Tuskegee, kur rrugët ishin plot me studentë, ish-studentë dhe anëtarë të komunitetit që festonin 100-vjetorin e rikthimit të alumnëve të shkollës. Videot që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë të shtënat e shpejta, ndërsa të frikësuarit hidhen dhe fshihen pas makinave.
Viktima u identifikua si një “individ jashtë universitetit”, tha institucioni për The Post. Disa persona, përfshirë studentë të Universitetit Tuskegee, u plagosën dhe u transportuan në spitale të afërta.
Koroneri i Qarkut Macon, Hal Bentley, tha se “shumë njerëz” ishin plagosur, por ai nuk mundi të japë detaje të mëtejshme. Ndër të plagosurit ishte një studente e cila mori një plagë në bark dhe një student tjetër që u plagos në krah, tha shefi i Policisë së Tuskegee, Patrick Mardis.
Whoever shorty is recording brave af. Them YNs got them buttons and they playing COD in real life at Tuskegee Homecoming .. My fit would’ve looked like I’m playing at a HS football game. pic.twitter.com/G7VqmZ7Oo8
— ❤️🩹 (@TheKomeUp_1004L) November 10, 2024
“Një grup idiotësh filluan të shtënat,” tha Mardis. “Nuk mund të sillnim makinat e emergjencës, kishte aq shumë njerëz.”
Universiteti Tuskegee ndodhet rreth 63 kilometra në lindje të Montgomery, Alabama.
Rreth 47,300 persona ishin mbledhur në Stadiumin e Alumni-ve, që ka një kapacitet prej 10,000 vendesh, për ndeshjen e futbollit të universitetit kundër Kolegjit Miles, vetëm disa orë para se të shpërthenin të shtënat.
Top Channel