“Përherësi” është ekspozita e piktorit Naxhi Bakalli, që u çel në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Ekspozita nis me tablonë “Kur yjet mbushin qiellin” e vitit 1969, që u cilësua e papranueshme nga kritika e kohës dhe la në hije artistin e vazhdon me krijimet bashkohore, që përshkruajnë jetën e ti, duke çliruar atij kufijtë e imagjinatës, por njëkohësisht duke ruajtur motive popullore.
Naxhi Bakalli – Veprat e mia janë shumë të sinqerta, e thonë fjalën e verë, e kanë kompleksin e vet, po nuk kanë harruar kujt i takojnë, i takojnë vendin që e dua shumë
Jetona Koçibelli– Motivet popullore e kanë ndjekur si hije fillin e dritës së krijimtarisë së tij, ku kostumet shfaqen përmes një ekspresiviteti vizatimor qartësisht të influencuar nga lidhja e fshehtë me librat e ndaluar të rinisë, dhe më pas vjen faza e lirisë ku figura njerëzore kthehet në motivin e të gjitha motiveve
Kryeministri Edi Rama e përshkroi krijimtarinë e Bakallit shfaqje të bukur linjash dhe ngjyrash.
Edi Rama – Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së atelies së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë ai ishte aty, i ulur te ajo tavolina e mësuesit ku edhe vizatonte. Kur e shoh, gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe gjithmonë më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem shumë i vogël përpara tij.
E bukura personifikon të gjithë pikturat dhe vizatimet e Naxhi Bakallit në gjysmë shekull krijimtari. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Kryeministrisë deri më 31 dhjetor.
Top Channel