Aktorja Eva Alikaj ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa detaje nga jeta e saj personale.
Gjatë bisedës ajo tregoi se është lënduar, andaj dashura e saj përfundoi.
Teksa në rininë e saj e përshkruan veten si një vajzë e brishtë, Alikaj tregoi se rrethanat e asaj kohë ndryshuan çdo gjë.
“Te filmi “Njeriu i mirë” kam luajtur rolin e jetës. E them kështu sepse asokohe isha studente dhe luaja krah Vangjush Furrxhiut, nuk kisha emocione. Aty çdo lëvizje e ndjeja, shihte edhe stafi.
Jam krenare që Vangjushi më tha ‘je më mirë se unë’. Unë nuk kam qenë kurrë mendjemadhe, e konsideroj fat të mirë. Unë aty kam qenë plotësisht një njeri i mirë.
Lëndimet në jetë na transformojnë. Kam përjetuar një dashuri dramatike dhe të vështirë. Nuk ishte atëhere si sot, ishim shumë të stepur. Nuk ishim të lirë, sot nuk e kanë problem.
Dikur kishte një lloj sensibiliteti dhe përmbajtje. Është më e fuqishme kur e shprehin sytë. Tashmë rreh shumë më pak zemra mendoj unë.
Atëhere ka qenë mentaliteti, unë kam qenë person që doja të bëja hapat në mënyrë të hapur, atëhere i bënin skutave. Për mua ishte e shëmtuar.
Jam lënduar, i kisha gjitha të mirat. Ishin paragjykimet që kanë vrarë shumë dashuri në atë kohë. Unë isha e ekspozuar, se merresha me aktrim”, tha Eva Alikaj.
Top Channel