Edicioni i tretë i Bienales së Karikaturës/ Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Abazoviç, dhe “murtaja digjitale”, tema të një bienaleje ndërkombëtare karikature në Tiranë

09/11/2024 17:52

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” vjen më edicionin e saj të tretë.  

Çmimet do të jepen me praninë e politikanit malazezo-shqiptar, Dritan Abazoviç, ish Kryeministër shqiptar i Malit të Zi.

Mbi 70 artistë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e Bienales duke ekspozuar në Shqipëri punimet e tyre të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë.

Do të jenë gjithësej 255 pjesëmarrës, karikaturistë nga 53 vende të planetit, me 709 punë prezantojnë punimet sot në Bienalen e karikaturës ‘Niko Nikolla’, aktivitet që e ka futur Tiranën në hartën e karikaturës botërore.

Dy temat e punimeve të njerëzve që kontribuojnë në portalet dhe gazetat më të mëdha në botë, që prodhojnë art universal janë jeta, portreti i veçantë, kaçurrelat, ngjyrat  politike dhe njerëzore të Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi, risitë që solli qeverisja dhe aktivizmi i tij politik në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa tema e dytë se si mund të jetohet në një botë digjitale dhe për të treguar  shqetësimin dhe vërtetësinë për bashkëjetesën e njerëzimit sot me një të mirë “të keqe”,  me teknologjitë digjitale që në 20 vitet e fundit kanë prekur 50 % të popullsisë se botës së zhvilluar dhe kanë transformuar shoqëritë.

Artistë nga gjithë bota, Kina dhe Ukraina, Brazili dhe Indonezia, Serbia dhe Kosova janë marrë me portretin e Abazoviç, në një lojë portretesh me një figurë që përcaktoi rotacionin në një vend historik si Mali i Zi, ndërthurje kulturash e qytetërimesh, figurë që vendosi njëherësh shumë primate politike e etnike.

Një juri ndërkombëtare me emra të shquar të karikaturës botërore dhe rajonale, kryesuar nga  profesor Bujar Kapexhiu, dekan i arteve vizive, Valentin Pavlov, karikaturist bullgar shumë i njohur, etj, do të ndajë çmime, në një mbrëmje gala në sallën e televizionit shtetëror në Tiranë, me prani artistësh, diplomatësh, etj.

Mendohet që me këto punime të organizohet një galeri itinerante në qytetet më të rëndësishme të Ballkanit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA