Ndoshta nuk e dinit, por këtë herë “Bagëti e Bujqësi” zbuloi një detaj të rëndësishëm të produkteve shqiptare.
Në Reç të Shkodrës, Italia merr gështenjën, duke u bërë kështu eksportuesi më i madh.
Por ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë dhe shohim, në Itali ky frut përdoret për të prodhuar çokollatat.
Dikur e kishin të vështirë për ta shitur, ndërsa sot vendet Europiane kanë një kërkesë të lartë për të blerë produktet shqiptare.
“Unë kam mbledhur gështenja që në ’91. Shifrat kanë qenë shumë të vogla. 100 lekë të vjetra në atë kohë. Tranzicioni ai ishte, kishim vetëm tregun e brendshëm.
Italia është një nga eksportuesit më të mëdhenj, prodhon çokollatat me gështenja. Mos harrojmë që gështenja bëhet miell, ëmbëlsira dhe çokollata”, tha banori vendas.
Top Channel