Presidenti i Argjentinës thotë se ‘recesioni dhe shtrëngimi financiar mbaroi’ (fotot)

08/11/2024 18:57

Presidenti radikal i Argjentinës Javier Milei ka thene papritur se vendi i tij ka ‘tejkaluar recesionin ekonomik dhe po tregon shenja rekuperimi, në lidhje me rritjen e varfërisë që ka arritur në 52.9% të popullatës, shkruan rrjeti AFP.

Presidenti që fitoi zgjedhjet në fund të vitit që shkoi, ka vendosur masa të rënda kursimesh financiare me shkurtime nga puna, ulje të pensioneve e të buxhetit të arsimit, që kanë sjellë protesta të ashpra në vend.

Mbrëmë ai tha se “periudha e dhimbjes u mbyll.”

“Recesioni mbaroi. Po dalim nga shkretëtira dhe më në fund ekonomia e vendi po rritet”, tha ai në një takim me biznesmenë.

Nuk është e qartë saktësia e deklaratës por statistikat zyrtare në vend tregonin se prodhimi industrial u rrit më 2.6% në shtator në krahasim me muajin e kaluar, edhe pse shifrat vjetore te rritjes janë sërish në rënie.

Presidenti që kishte përdorur si metaforë të politikave të tij drastike ‘sharrën me korrent’, tha se kjo tendencë rritjeje do të vazhdojë.

“Ne bëmë ndryshime shokuese në sektorin publik prej çështjeve financiare, patëm recesion për disa muaj, por e kishim thënë se më pas ekonomia do të ngrihej lart si pordha e zhytësit … dhe ja, fluskat po shihen”, tha presidenti, pa u shqetësuar për vulgaritetin e krahasimeve.

Ai pranonte ashpërsinë e politikave të tij, por e quante përpjekjen “sakrificë e martirizim” që do të përmirësojë jetën e qytetarëve, shkruan rrjeti AFP.

Mbetet për t’u parë si do ta presë deklaratën e presidentit publiku që vuan barrën e shtrëngimeve të rënda.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti që kishte përdorur si metaforë të politikave të tij drastike ‘sharrën me korent’, tha se kjo tendencë rritjeje do të vazhdojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA