Përplasja për vdekje e 8-vjeçarit/ Dhjetëra qytetarë protestojnë në Peqin për masa nga autoritetet

08/11/2024 10:18

Një grup qytetarësh kanë protestuar këtë të premte në Pajovë të Peqinit pas vdekjes së 8-vjeçarit.

Ata kanë kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore.

Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në aksidentin rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.

Ata mbanin në duar parulla “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA