Masakra me katër të vrarë në Shkodër, diplomatja e ambasadës së SHBA në Tiranë: Kalimtarë të pafajshëm humbën jetën, kosto e krimit s’është vetëm humbje në të ardhura

08/11/2024 19:42

Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP.

Në të mori pjesë E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA përmendi masakrën në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy kalimtarë, rast për të cilin u shpreh se “kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare”.

“Vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër. Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete”, tha Nancy VanHorn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA