Fitorja e Trump/ Rama nga Hungaria: Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, s’përbën dallim kush është në Shtëpinë e Bardhë

07/11/2024 12:30

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025.

Kreu i qeverisë ndodhet sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

I pyetur nga gazetarët, ai komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet në SHBA.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, unë jam Kryeministri i Shqipërisë. Jam më i gjati mes tyre, por përfaqësoj një vend të vogël, kështu që nuk më takon mua të mendoj për të gjitha gjërat e mëdha. Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, kështu që kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, nuk bën ndonjë dallim të madh, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që ne jemi shumë më pak të prekur nga këto lloj emocionesh, sepse për ne është e njëjta gjë.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam më i gjati mes të gjithë tyre, por përfaqësoj një vend të vogël, kështu që nuk më takon mua të flas për gjëra të tilla kaq të mëdha, si ajo çfarë po ndodh në Gjermani apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, në fund të fundit, besoj që Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për t’i kapërcyer të tilla situata dhe ndoshta në një farë mënyre, kjo do të ndihmojë gjermanët, të bëjnë më shumë, e po kështu të kuptojnë se kanë një vend të madh.

-Besoj se ajo çfarë është thënë, ajo çfarë është diskutuar intensivisht përpara zgjedhjeve evropiane, shkoi shumë larg dhe ndërkohë ajo çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shtete e Bashkuara të Amerikës mund të përbëjë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra, për ta parë botën paksa ndryshe, për ta parë vetë Europën paksa ndryshe sepse Evropa po bëhet më e vjetër. Ka nevojë për më shumë energji, për më pak rregullime dhe ndoshta është mundësi për të vënë në lëvizje gjërat.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në fund të fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendoj se janë më të forta se çdokush që është në Shtëpinë e Bardhë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, e thashë, ajo çfarë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një gjë shumë e mirë për Evropën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA