Demokratët fajësojnë George Clooney për humbjen pasi kërkoi i pari largimin e Joe Biden nga gara (fotot)

07/11/2024 15:28

Liberalët demokratë në SHBA po përpiqen të gjejnë justifikime për humbjen e tyre të rëndë në zgjedhje teksa po evidentojnë aktorin George Clooney si një nga shkaqet, pasi kishte kërkuar publikisht nga të parët largimin e Joe Biden nga gara.

‘Loja e fajit’ pas fitores bindëse të Trump ndaj Kamala Harris, vjen teksa demokrati i vjetër Clooney po kritikohet për influencën e tij gjatë zgjedhjeve.

Aktori 63 vjeçar shkroi në korrik një letër të hapur për rrjetin New York Times ku i bënte thirrje Biden, 81 vjeç, të largohej nga fushata presidenciale duke thënë shkoqur: “Ne nuk do të fitojmë me këtë president”.

Më vonë Clooney lavdëronte Biden për njoftimin altruist të tërheqjes nga gara në fund të korrikut, duke lënë Kamala Harris të niste fushatën 107-ditëshe për të mundur Trump.

Por tentativa mori fund dje kur Trump siguroi rikthimin triumfues në Shtëpinë e Bardhë. Ai zotëron aktualisht 295 ‘vota elektotrale’ si dhe shumicën e votës së popullit.

Grupi i kometuesve politikë ‘altNOAA’ nisi fushatën ndaj aktorit duke shkruar në rrjetin X: “Dikush të më sjellë këtu George Clooney. Kemi nevojë të flasim.’

Gjithashtu gazetari Joshua Hartley kishte postuar një imazh të artikullit të Clooney duke komentuar: “Falemnderit shumë George Clooney.’

Ndërsa një mbështetës i Donald Trump duke iu referuar aktorit, shkruante: “Më duket se kemi harruar të falenderojmë George Clooney për fitoren tonë!’

“Mos ka ndryshuar gjë mendje George Clooney?!’ pyeste një tjetër duke iu referuar heshtjes së aktorit në rrjetet sociale pas fitores së Trump, shkruan rrjeti Daily Mail.

Zhvillimi vjen teksa loja e fajit mes demokratëve mori vrull mbrëmë kur zyrtarë të Biden fajësonin gjithashtu ish-kryetaren e Kongresit, Nancy Pelosi që e kishte nxitur të largohej nga gara.

Rrjeti ‘Bidenworld’ thotë tashmë mbas rezultatit humbës se presidenti jo vetëm duhet të kishte qëndruar në garë por do të kishte fituar mbështetjen e administratës që duket se kaluan nga ana e Trump.

Pretendimi se Pelosi e kishte nxitur të dilte nga gara është i ngjashëm me atë të fushatës së shkuar kur Biden fajësonte Barack Obama që i kërkoi të mos kandidonte në 2016 me Hillary Clinton.

Demokratë të tjerë fajësonin guvernatorin e Minessota, Tim Walz, demografinë e zgjedhësve, prezencën e paket te grave apo tërheqjen e vonshme të Biden që nuk i la kohë Harris të prezantonte veten, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Aktori 63 vjeçar shkroi në korrik një letër të hapur për rrjetin New York Times ku i bënte thirrje Biden, 81 vjeç, të largohej nga fushata presidenciale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA