Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Korçë, i riu godet me thikë ish-partneren, shkak i konfliktit…

06/11/2024 10:54

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Korçë, i riu godet me thikë ish-partneren, shkak i konfliktit ndarja mes tyre

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur ish-partnerja e autorit.

Pasi në konflikt janë përfshirë këta dy autori dhe ish-partnerja e tij e cila raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.

Shkak i konfliktit ka qenë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje. Sakaq mësohet se autori është kapur nga shërbimet e Policisë.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA