“Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik”, është dokumentari historik i Ilir Yzeirit, që bazohet në hulumtimet e studiueses së njohur veneciane Luçia Nadin dhe vjen për publikun me mbështetjen e Këshillit të Ministrave.
Me kontributin albanologjik dhe të rejat e zbuluara nga Nadin, mes të cilave dhe kopja e vetme origjinale e Statuteve të Shkodrës, dokumentari vlerëson rolin dhe qëndresën e shqiptarëve kundër pushtimit osman në mbrojtje tē trojeve dhe të krishtërimit evropian.
“Janë dokumentet historikë që demonstrojnë që Shqipëria ishte brenda sistemit evropian dhe bënte pjesë në realitetin mesdhetar të Adriatikut, pra është Europë. Statutet e Shkodrës flasin për këtë realitet. Për herë të parë në këtë dokumentar mendoj që shumë persona që nuk kanë lexuar librat mund t’i afrohen kësaj historie të Shqipërisë, që është një histori europiane”, u shpreh Lucia Nadin.
Gjetjet e Lucia Nadin, puna e së cilës prej kohësh i referohet lidhjeve të Shqipërisë me Venedikun tregojnë se Shqipëria mesjetare ishte në fakt një Shqipëri evropiane, një Shqipëri të cilën ajo e ka futur në hartën e atyre vendeve që i dhanë shumë historisë politike evropiane.
Top Channel