Gripi i pulave, Izolohet ferma e prekur në Mëzez! Rrezikon të prekë edhe njerëzit

06/11/2024 12:43

Në Mëzez të Tiranës është ferma e parë e karantinuar nga gripi i shpendëve, H5NI.

Një sëmundje kjo me pasoja shkatërruese për mbarështuesit e shpendëve. Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh ndiqet politika e asgjësimit të shpendëve, qofshin këta të prekur apo jo, një gjë e tillë bëhet me qëllimin e vetëm që të parandalohet përhapja e mëtejshëm e gripit në zonën përreth.

Si fillim në këtë fermë që e posedon Irakli Nela, kanë ngordhur dy pula fushe, ku analizat në ISUV kanë treguar se këto shpendët ngordhën nga gripi i shpendëve. Menjëherë veterinerët kanë bërë dhe asgjësimin e pulave të tjera të fermës duke i groposur ato.

Në vitin Shqipëria u prek nga gripi i shpendëve, por kësaj herë shtami H5NI është më agresivë madje ai mund të prekë edhe njerëzit.

Për arsye asnjë fermer nuk mund të bëj transportin e shpendëve në bashkinë Vorë, Kamëz, Tiranë pa autorizimin e veterinerëve.

Bëhet fjalë për shtamin H5NI, i cili është zoonozë dhe rrezikon të prekë edhe njerëzit. Menjëherë pas konstatimit të parë të rastit të influencës aviare, veterinerët e AKVMB kanë bërë karantinimin e të gjitha fermave të ndodhura brenda zonës së perimetrisë së sigurisë dhe asgjësimin e shpendëve në fermën e prekur. Paralelisht Shëndeti Publik ka nisur hetimin epidemologjik për të parë nëse ka njerëz të infektuar.

“Hyrja në kaponone nuk duhet të shkelim masat e bio-sigurisë, paso gripi i shpendëve vjen direkt nga shpendët e egër nëse ato kanë kontakte dhe në këtë rast fermerët duhet të kufizojnë çdo lëvizje të vizitorëve duke përdorur veshje personale dhe të kalojnë në vaskat e dizinfektimit. Shkalla e sëmundjes arrin  të prekë të gjjthë kapanonin dhe kjo sjell dëm të madh”, tha Xhelil Koleci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA