Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin 02/03 22:59
Jo vetëm bota politike, por edhe ajo e sportit ka reaguar për fitoren e thellë të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së përballë Kamala Harris.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka nguruar që të urojë menjëherë presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë në vëmendje Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e 2025-ës dhe Botërori që do të zhvillohet në vitin 2026-ën, në bashkëpunim me Meksikën dhe Kanadanë.
“Urime z. President! Ne do të kemi një Kupë Bote madhështore dhe një Botëror të madh për klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Futbolli bashkon botën!”, shkruan numri një i organit më të lartë të futbollit në botë.
Top Channel