Plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytetin e Korçës.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasja me iniciale M.Ç., e cila është dërguar emergjencë në spital.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, mësohet se i dyshuar është Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.

“Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA