Dënohet me 2 vjet burg për plagosje, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Një 38-vjeçar është dënuar me 2 vite burg në Greqi për tentativë për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët.
Ngjarja ka ndodhur më 25 Prill 2023, në një fshat të Elassonës, kur dy miq, të së njëjtës moshë, po argëtoheshin në një kafene. Mes tyre ka “shpërthyer” një përplasje verbale për një femër, e për pasojë njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur tjetrin në tre gishtat e dorës së majtë.
Menjëherë klientët thirrën policinë dhe njëri përfundoi në spital dhe tjetri në qendrën e paraburgimit. I akuzuari është i martuar dhe baba i dy vajzave të mitura. Ai nuk u paraqit në gjykatë dhe përballet me dëbimin për shkak se ka hyrë ilegalisht në vend.
Juria e Përbashkët e ndërroi akuzën për lëndim të rrezikshëm trupor në kundërvajtje dhe e dënoi me gjithsej 2 vjet e 9 muaj burg dhe gjobë prej 300 euro. 38-vjeçari është dënuar në mungesë dhe për të është lëshuar urdhër arresti që nëse konstatohet të dërgohet menjëherë në burg.
Top Channel