“Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë”/ Demonstratat në Iran, mes 65 viktimave edhe një 5-vjeçar 10/01 22:50
Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott tha të martën se ai votoi për Kamala Harris, duke argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë”.
Scott hodhi votën e tij për kandidaten demokrate të martën në një zonë lokale votimi shkruajnë mediat e huaja.
Guvernatori i Vermont ka qenë kritik ndaj kandidatit të Republikanëve dhe ka treguar gjatë gjithë këtij viti se ai nuk do të mbështeste fushatën e tretë të Trump.
Në mars, ai bëri fushatë për ish-rivalin primar republikan të Trump, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley (R).
Top Channel