Tre të dënuar me vdekje në Iran për eliminimin e krye-shkencëtarit të energjisë (fotot)

05/11/2024 17:59

Gjyqësori në Iran tha sot se tre persona janë dënuar me vdekje pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në vrasjen e krye-shkencëtarit bërthamor të vendit, ne aktin e porositur nga inteligjenca e Izraelit.

Mohsen Fakhrizadeh u vra në një pritë ndaj makinës së tij në periferi të kryeqytetit Teheran në nëntor 2020, nga nje arme e komanduar ne distance.

Procedurat ligjore u kryen në Urmia, ku individët u dënuan sot me ekzekutim, por çështja është aktualisht në procesin e apelit, tha zëdhënësi i gjyqit Asghar Jahangir.

“Pas hetimeve, tre nga tetë të arrestuarit në provincën veri-perëndimore, u akuzuan për spiunazh për llogari të regjimit pushtues, Izraelit”, tha Jahangir.

Ai shtoi se të dënuarit “akuzoheshin për transport pajisjesh në Iran me qëllim vrasjen e martirit Fakhrizadeh, nën maskimin e trafikut të pijeve alkoolike”.

Zyrtarët thanë se vrasja u bë me mjete të sofistikuara dhe me një armë me kamera të telekomanduar që u fokusua te shkencëtari teksa udhëtonte me makinë jashtë kryeqytetit.

Izraeli as nuk ka konfirmuar as nuk ka mohuar përfshirjen.

Tensionet mes dy vendeve janë ashpërsuar edhe më shume pas ofensivës ushtarake që Izraelite ka nisur në Gaza ku janë vrarë mbi 40 000 palestinezë dhe është shkatërruar thuajse e gjithë infrastruktura urbane në Gaza, shkruan Al Jaseera.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët thanë se vrasja u bë me mjete të sofistikuara dhe me një armë me kamera të telekomanduar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA