Tosca kthen Saimir Pirgun në TKOB/ Opera e Puccinit vjen premierë për 4 netë, tenori rikthehet pas 13 vitesh

05/11/2024 12:51

Tosca, opera me tre akte e kompozitorit italian Giacomo Puccini vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në katër netë unike nga data 6-10 tetor, me dy kaste të ndryshme artistësh.

Tosca përshkruan intrigat dhe romancën politike në ditët e luftërave të Napoleonit, në një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës. Vepra vjen për publikun artdashës shqiptar në 100-vjetorit e vdekjes së Puccinit dhe rikthen pas 13 vitesh në TKOB tenorin Saimir Pirgu.

“E kam pritur prej kohësh të rikthehem, e kam zgjedhur operan Tosca me dedikim për vitin puçinian, jam tepër i emocionuar se sapo kam ardhur dhe mezi pres të këndoj për publikun shqiptar”, shprehet Pirgu.

Vepra vjen nën regjinë e Manu Lalli dhe dirigjimin e 𝐉𝐚𝐜𝐨𝐩𝐨 𝐒𝐢𝐩𝐚𝐫𝐢 𝐝𝐢 𝐏𝐞𝐬𝐜𝐚𝐬𝐬𝐞𝐫𝐨𝐥𝐢. Krah tenorit do të performojë sopranoja e skenave botërore, Krassimira Stoyanova.

“Vij për herë të parë në Tiranë. Është shumë interesante sepse di shumë gjëra nga Shqipëria dhe kam qenë kurioze ta shihja. Ndihem e lumtur dhe e mikpritur. Me Saimirin njihemi prej 20 vitesh, kemi një bashkëpunim të ngushtë, si miqësor ashtu dhe profesional. Jam e lumtur që gjej te ai një zhvillim të jashtëzakonshëm vokal, madje jam e bindur se pas pak vitesh do të arrijë të arrijë të këndojë edhe Otellon dhe pse ai thotë se nuk do ta arrijë kurrë”, tha ajo.

Në këtë rikthim të shumëpritur, Pirgu vjen me një album të ri me 21 arie të interpretuara me ndjeshmëri dhe përkushtim. Saimir është një homazh për Shqipërinë dhe artin ndërkombëtar.

“M’u desh të analizoja shumë vepra shqiptare dhe të përzgjidhja atë më të veçantën, aria e Lekës nga Opera Skënderbeu e të madhit Prenk Jakova ishte më e përshtatshmja dhe mendoj se ky homazh i bukur për Shqipërinë ishte gjëja më e pakët që mund të bëja për vendin tim”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA