Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike në Shkodër, nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorit
05/11/2024 13:03
Gjenden dhe asgjësohen 88 bimë të dyshuara narkotike në fshatin Brashtë të Shkodrës.
Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë të këtij rasti.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Brashtë, në vendin e quajtur “Bjeshka e Brashtës”, gjetën të kultivuara 88 bimë të dyshuara narkotike, të cilat i asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel