Pensionet në vendin tonë ishte tema e trajtuar këtë mbrëmje në Top Story.
Selami Xhepa, pedagog dhe ekspert ekonomie u shpreh se skema e pensioneve ka nevojë që të rishikohen.
“Kjo është skema që e kanë gjithë vendet e botës. Ne që punojmë sot dhe paguajmë kontribute, nuk paguajmë për veten, por për ata që marrin pension sot.
A e meriton një shoqëri sot që të kemi pensione me 180 euro pension mesatar. Mendoj se është realisht në pozitat e një vendi që gjithë kategoria e pensionistëve, jetojnë në kufirin e varfërisë.
Nën kufirin e varfërisë që ne në fakt duhet ta masim me standardet europiane. Është një problem i madh social, dhe mendoj se më shumë se gjysma e pensionistëve janë nën pensionin mesatar.
Ajo që ka ndodhur është që që në 2022 ka nisur rritja masive që tronditi gjithë njerëzit. Është nevojë dramatike për ta rishikuar, unë them se mund të ishin bërë politika më të mira për pensionet nën mesatare.
Kjo është një krizë globale. Ne kemi moshën më të lartë se gjithë vendet e tjera për pensionin. Edhe sikur ta çojmë 70 vjeç, sërish skema do të jetë e paqëndrueshme.
Kjo nuk do të thotë që qeveritë nuk duhet të jenë inovative në skema të tjera, kombinime të skemave sociale me skemat e pensioneve. Edhe bonuset janë një praktike shumë të kufizuara. Por njeriu jeton çdo ditë, jo vetëm natën e Vitit të Ri”, u shpreh ai.
Top Channel