“Jemi bërë si lypsa, u pimë gjakun fëmijëve”, pensionistët rrëfehen në ‘Top Story’: Nuk na del as për ilaçe, për të ardhur turp

04/11/2024 22:07

Në një temë kryesore të ditëve të fundit, pensionet, dy pensionistë kanë shprehur ankesat e tyre dhe realitetin që jetojnë në studion e Top Story.

Fatmir Gashi dhe Luciana Xhuveli thonë se pensioni që ata marrin në muaj nuk u del për shpenzimet kryesore jetike, duke u detyruar që të marrin ndihmë nga fëmijët apo persona të tjerë.

Xhuveli u shpreh se pensioni i saj nuk i del as për të blerë ilaçe, ndërsa Fatmiri, minator tregon se i vjen turp për pensionin që merr.

“Ky pension që kemi ne është të mbijetosh të vdesësh, as për ilaçe nuk na del. Kemi fëmijët jashtë, jemi kthyer në lypsarë, po mbijetojmë me ndihmat e fëmijëve.

Kam dalë në pension prej 6 vitesh, marr 11000, nuk më dalin. Unë vetëm me burrin jam, nuk na del as për ilaçe, fatura e tyre është goxha. Mua më shkojnë ilaçet aq sa kam pensionin tim, pa shërbimin mjekësor. I bëjmë në privat se s’na lënë fëmijët.

Më duhej të bëja një rezonancë, më erdhi pas 9 muajsh. Pas ka kohe do kisha vdekur, u detyrova të shkoja te privati sepse jemi të sëmurë. Vetëm një ilaç më bën 2500 lekë”, tha Fatmira Xhuveli, pensioniste.

Sa të japin fëmijët?

“600 mijë lekë në muaj të dyve. Ne po jetojmë kot pa dinjitet, t’i pish gjakun fëmijëve, ia marr sepse ndryshe vdes. Nuk arrij të blej dot asgjë”, tregon ajo.

“Pensioni im është shumë minimal, 22000, duke ardhur nga miniera. Për të ardhur turp, kur shprehesh që vij nga miniera. Jashtë shtetit ndodh ndryshe.  Pensioni jetik, në kushtet e sotme duhet të ishte jo më pak se 65000. Jetoj vetëm, me katër insuline. Për t’i përballur kam ndihmë, vetëm jo”, tregon Fatmir Gashi, pensionist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA