Pano Soko, ekspert ekonomie, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ku diskutimi ishte rreth pensioneve, ka bërë një krahasim të pensioneve dhe çmimeve në vitin 2013 dhe 2023.
Ai tha se pensionet janë rritur, por çmimet po ashtu, e sipas rezultateve thotë ai, një pensionist sot blenë më pak produkte sesa blinte në 2013, kur pensionin e kishte më të ulët.
“Ideja e pensionit është që nëse dje blija 10 vezë, edhe sot duhet të blej po 10 vezë. Me çmimet e 2013 një pensionist që merrte 141 mijë lekë pension mesatar nëse do ta çonte pensionin të gjithin për bukë, do të blinte 236 bukë, në 2023 me 183 mijë lekë pension blejnë 153 bukë, pra një rënie 35%. Në 2013 bliheshin 1575 vezë, në 2023 blihen 915 vezë. Në 2013 mund të blinin 18 kg mish viçi, sot blejnë 13 kg mish viç, kjo do të thotë që pensionet pavarësisht zbatimit në germë të ligjit nuk e kanë ruajtur fuqinë blerëse ”, tha ai.
Top Channel