Serbia nis shembjen e ‘Ures Gjermane’ në Beograd megjithë zemërimin publik (fotogaleri)

02/11/2024 18:23

Një urë e Luftës së Dytë Botërore e ndërtuar dikur nga ushtria naziste në kryeqytetin Beograd, është mbyllur sot për qarkullimin në prag të prishjes nga autoritetet.

Mbyllja e urës u bë megjithë kritikat e komunitetit për pengesë të mëtejshme të transportit në qytet si dhe vlerat historike të objektit.

Ura mbi lumin Sava në qendër të Beogradit u ndërtua në 1942 në nga ushtria pushtuese naziste prandaj njihet nga vendasit si “Ura Gjermane”.

Dhjetra banorë vendas krijuan një iniciativë për mbrojtjen e urës dhe bllokuan kamionët që përpiqeshin të shkarkonin blloqe betoni në hyrjet e saj.

Ata tentuan gjithashtu të ndalojnë grupet që po shkëpusnin linjat elektrike të tramvajit në urë, duke thënë se është një simbol i qytetit, dhe se mbyllja e saj do të përkeqësojë edhe më shumë trafikun e rënduar në qytet.

“Trafiku do të bllokohet krejtësisht, kjo nuk ka logjikë,” tha Djordje Miketic, një nga organizatorët e protestës, për rrjetin AFP.

Kryebashkiaku Aleksandar Sapic, nxitësi kryesor i shkatërrimit, tha se “një urë e re serbe” do të ndërtohet në vend të saj.

Ura mbi Sava ishte një nga kalimet e pakta që ushtria gjermane la pa shkatërruar gjatë tërheqjes së tyre nga Evropa juglindore në 1944, shkruan rrjeti Deutche Welle.

FOTO GALERI
1/3
Mbyllja e urës u bë megjithë kritikat e komunitetit për pengesë të mëtejshme të transportit në qytet si dhe vlerat historike të objektit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA