Këngëtarja dhe aktorja e madhe amerikane Romina Power ka publikuar një foto me vajzën e saj të zhdukur vite më parë, ndërsa e pyet: “Ku je, dashuria ime?” Ylenia Carrisi u zhduk në mënyrë misterioze në Shtetet e Bashkuara në 1994 dhe u deklarua e vdekur, por nëna e saj kurrë nuk e pranoi këtë.
Ndryshe nga ajo, ish bashkëshorti, këngëtari italian Al Bano, ka thënë më herët se është i bindur që vajza e tij ishte e vdekur dhe shtoi se ai e dinte me siguri se droga do të shkaktonte vdekjen e vajzës.
Nëpërmjet karrierës së tyre të përbashkët, ish-bashkëshortët arritën të ndërtojnë veten si dyshe muzikore për 30 vite. Fatkeqësisht, martesa e tyre përfundoi në 1999. Familja u godit nga një tragjedi e madhe pasi vajza e tyre Ylenia u zhduk. Ylenia u shfaq me ta në filmin “Champagne in paradiso” kur ishte 13 vjeçe.
E bija ka 30 vite e zhdukur, Dëshira e saj ishte të bëhej shkrimtare, ndaj studioi në Londër. Por më pas ajo u zhduk në një mënyrë misterioze, e cila mbetet e pashpjegueshme edhe sot e kësaj dite.
Një herë ajo planifikoi të vazhdonte studimet, por vendosi të kthehej në Itali dhe të shiste gjërat e saj për të financuar një udhëtim nëpër botë. Plani i saj ishte të shkonte në Amerikën e Jugut, ku vëllai i saj Yari e vizitoi atë më 26 dhjetor 1993. Megjithatë, ai zbuloi se ajo ishte larguar nga Neë Orleans për në Meksikë një ditë më parë, pa njoftuar askënd.
Zhdukja e saj nuk është zbardhur, ndonëse policia ka tentuar të gjejë gjurmët e saj pa sukses. U përfol se një dëshmitar pa një vajzë që përputhej me përshkrimin e Ylenia-s, të hidhej në lumin Misisipi dhe të bërtiste “Unë i përkas ujit” përpara se të hidhej. Roja Bregdetare nisi një kërkim, por pa sukses.
Në vitin 2013, Al Bano deklaroi zyrtarisht vdekjen e vajzës së tij, por ish-bashkëshortja e tij Romina nuk u pajtua kurrë me këtë. Ajo u kthye në Amerikë duke besuar se Ylenia ishte ende gjallë. Romina Power nuk ka ndalur kurrë të shpresojë që një ditë Ylenia të kthehej në shtëpi dhe për këtë ajo filloi apele të shumta përmes rrjeteve sociale.
Top Channel