“Aeroporti i Tiranës me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia”, Rama publikon shifrat: Jemi rritur me 3.2 milionë udhëtarë në vit

02/11/2024 21:25

Aeroporti i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, theksoi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X.

Numri i vizitorëe arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor 2024, 47% më shumë nga një vit më parë.

Rama thekson se janë rritur me 3.2 milionë udhëtarë në vit përmes TIA-s.

Postimi i Ramës:

Aeroporti i Tiranës në rritje në qiell ✈️🇦🇱

(aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23 🦅

Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë ☀️🌊🏖️⛱️⛰️

Ejani vizitoni!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA