Të gjithë mund të shikojnë gëzimin e skuadrës, por ata më të mprehtët duhet të gjejnë topin e futbollit në figurë (fotot)

01/11/2024 21:43

Për të celebruar kampionatin e futbollit të grave, mediat britanike kanë hartuar këtë iluzion të çuditshëm optik, për të cilin thonë se vetëm ata më shikimin më të mprehtë mund të kenë sukses.

A keni aftësitë për të gjetur topin e futbollit mes festës së skuadrës? Me këtë mund të provoni preçizionin e shqisave dhe mendjes tuaj, shkruan rrjeti The Sun.

Krijuesit e iluzioni thotë se mund të nevojiten rreth 60 sekonda për të zgjidhur diçiturën.

Por edhe nëse nuk mund të lodheni me të, të tjera iluzione do t’ju sfidojnë me aftësi të ndryshme të shqisave.

Për shembull në një prej tyre duhet të gjeni një maskë të fshehur mes imazhit të animuar të Egjiptit të lashtë ku përfshihen piramidat, Sfinksi dhe skulpturat e Gizës.

Ndërsa në një tjetër lojë të ngjashme në fotogalerinë e mëposhtme me tematikë nga plazhi, duhet të gjeni tubetin e kremit.

Psikologët thonë se mbikëqyrja e iluzioneve të tilla mund të përmirësojë shikimin e përqendrimin, për të parë më shumë detaje në imazhet e jetës se përditshme, nganjëherë të fshehura qëllimisht.

Krijuesit e iluzionit thonë se këto lojra vënë në stërvitje mendjen duke rritur aktivitetin e trurit, çka redukton prekjen e tij nga sëmundjet degjenerative, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Ku fshihet maska e faraonit?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA