Përplasje mes bandave në Francë/ Pesë të plagosur pas sulmit me armë zjarri, një 15-vjeçar goditet me plumb në kokë

01/11/2024 17:27

Të shtëna dhe përleshje masive të lidhura me trafikun e drogës ka plagosur rëndë pesë persona, duke përfshirë tre adoleshentë, në Francën perëndimore.

Të shtënat filluan rreth orës 22:45 të së enjtes përpara një restoranti në Poitiers dhe u përshkallëzuan me shpejtësi në një përleshje masive, tha ministri i brendshëm, Bruno Retailleau.

“Ajo që filloi si të shtëna në një restorant përfundoi në një përleshje mes bandave rivale që përfshinin disa qindra njerëz”, tha Retailleau. Një djalë 15-vjeçar i cili u qëllua me plumb në kokë ndodhet në gjendje kritike, tha ai.

Duke cituar burime policore, BFMTV tha se dy adoleshentë të tjerë, të dy 16 vjeç, ishin midis të plagosurve. Njerëzit në një makinë kishin hapur zjarr në një bar-restorant në Place Coimbra, një pikë e njohur e trafikut të drogës, përpara se të largoheshin.

Policia i gjeti pesë të plagosurit pranë lokalit, i cili ishte i mbushur me një duzinë plumbash. Oficerët më pas u sulmuan nga të rinjtë mes një beteje midis bandave rivale që në kulmin e saj përfshinte qindra njerëz, tha BFMTV.

Retailleau tha se Franca ishte në një pikë kthese kur bëhej fjalë për dhunën e lidhur me drogën.

“Bandat e trafikimit sot nuk kanë kufij. Këto të shtëna nuk janë në Amerikën Latine, ato janë në Rennes, në Poitiers, në Francën perëndimore dikur të qetë. Ne kemi një zgjedhje midis mobilizimit të përgjithshëm ose meksikanizimit të vendit”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA