Vendimin e gjykatës kushtetuese me shfuqizimin e disa neneve të rregullores së re të kuvendit, opozita e quajti një fitore të sajën.
Në ditën kur vendimi kushtetues u diskutua në Këshillin e Legjislacionit opozita e pati të pamundur pjesëmarrjen pasi anëtarët e saj në këshill janë të dënuar.
Në një kohë kur gjykata kushtetuese në vendim ka vlerësuar, se masat e shtuara disiplinore të përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 30 ditë ose 60 ditë nuk janë jo-proporcionale dhe se përcaktimi i këtij afati kohor (30 ose 60 ditë) përfshihet brenda autonomisë së Kuvendit, socialistët në Këshillin e Legjislacionit, specifikuan rastet e veçanta kur përdoret ky ndëshkim.
Kjo do të thotë se deputetët të cilët përdorin mjete pirroteknike brenda në kuvend apo tentojnë zjarr vënie do të vijojnë të dënohet deri në 60 ditë.
Këshilli Legjislacionit miratoi heqjen nga regullorja e kuvendit parashikimin ku thuhej se “gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore deputeti ndalohet të kryejë çdo veprimtari tjetër si anëtar i kuvendit”.
Top Channel