“Mosbindja civile, dështim spektakolar”, Basha në ‘Shqipëria Live’: Berisha e ka zhytur PD në krizë, gjithçka bëhet për të hequr shijen e hidhur të…

01/11/2024 14:28

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” e quajti ‘mosbindjen civile’ një dështim.

“Mosbindja civile, dështim spektakolar. Gjithçka bëhet për të hequr si shije të hidhur bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës. Kjo tregon se në çfarë krize besimi e ka zhytur Berisha Partinë Demokratike”, tha Basha.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy liderëve shihet edhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilën ai e cilëson si padrejtësi. “Nuk mendoja se do guxonin të shkonin deri këtu. Të njëjtën gjyqtarë morën vendimin për t’i dhënë vulën Berishës. Rama dhe Berisha, dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njërit në protesta që nuk i shkon njeri”, u shpreh ai.

Për sa i përket zërave se Argita Berisha mund të marrë drejtimin e PD, Basha u shpreh se “koha është ilaç i mirë, Berisha gjithçka e ka bërë për veten e tij, me kosto të madhe për PD. E njëjta gjë vlen edhe për familjarët e tij, për të njëjtat arsye.”

I pyetur se nëse do të thërritet në SPAK për “21 janarin” a do të paraqitej, politikani deklaroi se po, sepse “do të bëja detyrën time para ligjit me bindjen time që nuk është opsion, por detyrim. Një ngjarje që duhet hetuar tërësisht pa asnjë ndikim politik. Ky moment i dhimbshëm rikthehet në institucione, sepse është keqpërdorur në mënyrën më ekstreme dhe makabër”.

Nuk u la pa komentuar as arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta nga Basha, i cili tha se “lajmi duhet të ishte që një ish-president u arrestua nga SPAK, forma e shëmtuar e arrestimit e devijoi lajmin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA