Kanye West dhe Bianca Sensori po planifikojnë të fillojnë një reality shoë televiziv.
Ky lajm ka zemëruar dhe shqetësuar ish-gruan e tij, Kim Kardashian dhe nënën e saj, Kris Jenner , tha një burim ekskluziv për revistën In Touch. “Kanye është i bindur se do të tërheqë njerëzit dhe do të jetë një hit i menjëhershëm”, tha burimi.
Reperi 47-vjeçar dhe gruaja e tij 29-vjeçare me sa duket filluan thashethemet se martesa e tyre po shpërbëhej, madje edhe me miqtë, të cilët pretenduan se çifti i “gënjente “, sipas DailyMail.
Të hënën, TMZ raportoi se martesa e West po kalonte një rrugë të vështirë dhe se “divorci” ishte “në horizont” për të dy. Megjithatë, së fundmi ata u panë duke kaluar kohë së bashku në Japoni, duke mohuar pretendimet se ishin ndarë.
Pas gjithë kësaj, producenti dhe reperi tani po mendon të vendosë të gjithë jetën e tij atje për ta parë bota përmes një shfaqje televizive, të ngjashme me shfaqjen e ish-bashkëshortes së tij ‘The Kardashians’.
“Mund të përfshijë fëmijët, që sigurisht do të ishte makthi më i keq i Kim-it”, shton burimi.
Top Channel