Zbardhen detaje nga vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dëshmitari okular fundos të dashurin e saj: E pashë ta hidhte nga ballkoni

31/10/2024 19:16

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, Aurora në Piacenza të Italisë.

I dashuri i saj, 15 vjeç, ka mbetur në burg, pasi akuzohet për vrasjen e së miturës. Mediat italiane shkruajnë se sipas një dëshmitari okular “15 vjeçari ka rrëzuar nga ballkoni i katit të 7-të viktimën”.

Dëshmitari, i cili dha informacione të konsideruara vendimtare për vdekjen e Aurorës, tha se kishte parë djalin nën hetim të hidhte vajzën 13-vjeçare nga ballkoni.

Ndërkohë hetuesit kanë rindërtuar atë që ka ndodhur dhe nënvizojnë tentativën e dëshpëruar që bëri Aurora për të shpëtuar veten: “Ajo u përpoq të kapej te parmaku, por ai e goditi dhe për pasojë ajo ra nga kati i 7-të i pallatit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA