25/12 20:31
Deputetët e opozitës i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit shqyrtim dhe miratim të projektligjit për statusin e minatorit.
Ata kanë kërkuar marrjen e masave për nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin e këtij projektligji.
“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë statusin e minatorit në Shqipëri, duke siguruar mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës për këtë grup profesional, për shkak të natyrës së rrezikshme dhe specifike të punës që kryejnë”, thuhet mes të tjerash.
Top Channel