Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përplas me analistin Arjan Sulo gjatë diskutimit në emisionin Top Story.
Sulo: A ka një kontradikte mes asaj që thoni dhe që do bëhet? Nëse Rama është kryeministër në maj 2025, do merrni pjesë në zgjedhje? Ndërkombëtarët kanë hapur një shteg bashkëbisedimi me ju, prisni ndryshim të qëndrimit të SHBA ndaj jush dhe të PD me fitoren e Trump të zgjedhjeve?
Berisha: Mosbindje civile deri në rrëzimin e diktaturës, ka 77 forma.
Sulo: Jo me 3 orë tek rreth rrotullimi i Shqiponjës,
Berisha: Nuk ikim, do rrimë 3 ditë, 3 javë.
Sulo: Kur është protesta e radhës?
Berisha: Pasnesër në Shkodër.
Sulo: Keni thënë që do rrëzoni Ramën me mosbindje civile
Berisha: Pjesëmarrja është shumë e madhe, e vlerësoj jashtë mase, është tjetër pjesëmarrje ajo që thoni ju. Perandori Adrian thotë…po kalonte në pyjet e Panonisë i ra një lisi me një sopatë, ata që ishin përrtheth prisnin që të rrëzohej me një të rënë, por Perandori u tha se nuk rrëzohej me një të rënë.
Top Channel