Gjermania njoftoi sot se po mbyll të treja konsullatat iraniane të territorin e saj në kundërpërgjigje të ekzkutimit të gjermano-iranianit Jamshid Sharmahd, tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock.
“Ne e kishim përsëritur për ta bërë të qartë ndaj Teheranit se ekzekutimi i një qytetari gjerman do të ketë pasoja serioze”, shtonte Baerbock në mesazhin televiziv duke njoftuar mbylljen e konsullatave iraniane në Frankfurt, Munich e Hamburg.
Ai ishte shpallur fajtor për pjesëmarrje në një sulm me bombë në një xhami në 2008, ku 14 njerëz humbën jetën dhe rreth 300 u plagosën.
Ekzekutimi të hënës ka sjellë disa kundërpërgjigje nga të dyja palët pasi kancelari Scholz e quajti “një skandal”, shkruan rrjeti AFP.
“Fakti që kjo vrasje ndodh gjatë zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme tregon se regjimi diktatorial në Iran nuk vepron sipas logjikës normale diplomatike, dhe jo pa arsye marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë në pikën e tyre më të ulët”, shtonte Baerbock.
Ministria e jashtme tha se mbylljet prekin një total prej 32 anëtarë stafi të konsullatave.
Ministrja Baerbock nuk përmendi ambasadën e Iranit në Berlin por shtoi se Gjermania do të vazhdojë të ruajë “kanalet diplomatike me anë të ambasadës tonë në Teheran”.
69 vjeçari Sharmahd, u dënua me vdekje nga Irani në 2023 për krimin kapital në Iran të njohur si “korrupsion në tokë”, dhe dënimi i tij u konfirmua më tej nga Gjykata e Lartë.
Familja e tij ka thënë se Sharmahd është i pafajshëm dhe grupi i të drejtave Amnesty International tha se ai ishte viktimë e një gjyqi “fasadë”.
Sharmahd, qytetar gjerman me origjinë iraniane dhe rezident në SHBA, është inxhinier kompjuterik që ka punuar për grupin opozitar në ekzil të Iranit, dhe kritikonte ashpër udhëheqjen aktuale.
Ai u kap nga inteligjenca iraniane në 2020 duke udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë familjarët e të ndjerit, sipas rrjetit AFP.
Top Channel