Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes së ambasadorit të delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili kërkoi që opozita të luajë rolin e saj.
Në një reagim në rrjetin ‘X’, Bardhi shprehet se opozita nuk mund të luajë rolin e saj kur nuk ka mundësinë të futet as brenda në Kuvend dhe sipas tij, e vërteta që fshihet me fjalë të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë.
“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!
Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.
Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.”-shkruan Bardhi.
1/3. Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! 👇 pic.twitter.com/pweX3X7UNz
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 31, 2024
Top Channel