Deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Sipas deputetit, ajo po zgjat në mënyrë të jashtëligjshme mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që do të zëvendësonte Elsa Toskën.
“Tek Gjykata Kushtetuese ka ndodhur edhe diçka tjetër që publiku duhet ta marrë vesh. Për atë aktin tuaj, që uroj të jetë nga padija, që me një të rënë të lapsit keni shtuar tre vite mandat një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Këshillë e kam, merreni si të doni, sepse nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të hedhur në erë reformën në drejtësi,” deklaroi Alibeaj.
Alibeaj gjithashtu ka shigjetuar edhe Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.
“Shqiptarët duhet të dinë edhe diçka tjetër për reformën në drejtësi. Konflikti është i stisur, sepse ai që është elefanti në dhomë është Komisioni që do të fillojë luftën antikorrupsion. Prandaj provokuat një segment të opozitës duke përjashtuar nën tymin e flakëve dhe zhurmën e bilbilave, për të mundur të gjenit një dakordësi të vetmin institucion sot që keni frikë, SPAK,” deklaroi Alibeaj.
Top Channel