Komisioni Europian publikoi progres-raportin e përvitshëm në formën e vlerësimit për vendet të cilat duan ti bashkohen familjes europiane përmes proceseve integruese.
Në këtë raport të siguruara nga Top Channel thuhet se autoritetet shqiptare në mënyrë konstante kanë dëshmuar vendosmërinë e tyre politike drejt integrimit europian si një prioritet kyç i vendit duke mbajtur një nivel të lartë të ambicies drejt negociatave të zgjerimit.
Në mënyrë që finishi maratonës europiane të vendit tonë të jetë sa më i shpejtë Komisioni Europian rendit disa detyra për tu përmbushur.
“Qeveria shqiptare sinjalizoi objektivin e saj për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për këtë qëllim, është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar të kaluarën në zbatimin e ligjit, në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.
Sikurse vendi ynë duhet të vijojë e thellojë promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat.
Për zhvillimin më të fundit nga Luksemburgu me çeljen e kapitullit të parë Progres Raporti shprehet me nota pozitive duke rekomanduar edhe çeljen e një tjetër kapitulli.
“Komisioni përshëndet hapjen e negociatave mbi grupin themelor në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur më 15 tetor, e cila shënoi një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit. Komisioni gjithashtu mbështet hapjen e negociatave për grupin 6 –Marrëdhëniet me Jashtë- deri në fund të vitit nëse trendi pozitiv vazhdon”, shkruhet më tej.
Në Progres Raport zbatimi dhe rezultatet e reformës në drejtësi marrin një vëmendje të posaçme.
“Shqipëria vijoi të bëje progres me reformat duke çalur kapitullin e pare njohur si “fondamentalet” e sidomos me reformën gjithëpërfshirëse, në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ka rezultate të mira me rastet anti-korrupsionin duke rritur kapacitetet e hetimeve financiare kundra krimit të organizuar”.
Progres Raporti vlerëson edhe qasjen e deritanishme të politikës së jashtme të Shqipërisë.
“Angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Top Channel