Filadelfia padit Elon Musk për premtimet ‘1 milionë dollarëshe’ për votuesit amerikanë (fotot)

29/10/2024 17:47

Kryeprokurori i Filadelphia ka ngritur padi ndaj miliarderit Elon Musk dhe “supe-ofertës” së tij të kontestuar, për të shpërndarë 1 milionë dollarë për votuesit e regjistruar që nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Amendamentit të Parë e të Dytë të SHBA.

Amendamentet i referohen të drejtes kushtetuese të çdo amerikani për lirinë e fjalës dhe të mbajtjes së armëve,

Padia e prokurorit Larry Krasner pretendon se Musk me ofertën e tij të njohur si ‘America PAC’ po aplikon një “lotari ilegale në Filadelfia (e gjithashtu në Pennsylvania).”

Dokumentet thonë se çeqet e Musk në shumën $1 milionë plotësojnë kriteret e një “skeme ilegale llotarie”, të cilat janë të ndaluara në këtë shtet dhe duket të miratohen nga rregullatorët përkatës.

Prandaj Krasner kërkon një masë emergjente duke thënë se Musk “duhet të ndalohet menjëherë” për skemën e tij që në fakt është “influencim i votuesve.”

Të tjerë ekspertë kanë kundërshtuar pretendimet e prokuroreve duke thënë se ligji nuk qartëson diçka të tillë.

Dosja ankimuese specifikon se “kjo nuk ka të bëjë” me faktin nëse Musk ka shkelur apo jo ligje shtetërore apo federale që ndalojnë blerjen e votës siç kanë sugjeruar disa ekspertë, por me shkelje në lidhje me “llotari ilegale që mashtrojnë konsumatorët.”

Musk shpalli të shtunën fituesi e tetë të ofertës së tij në Lancaster, Pennsylvania duke dhene $100 000 sipas premtimit për të ofruar para për votuesit e regjistruar që kanë nënshkruar peticionin e tij.

Ai thotë se pjesëmarrësit nuk janë të detyruar të votojnë por pjesëmarrja në peticion kërkon të jesh votues i regjistruar.

“Do të vazhdojmë dhënien e këtyre parave deri në shumën 1 milionë deri në 5 nëntor, për votues që kanë nënshkruar peticionin për Amendamentin e Parë dhe të Dytë”, tha Musk duke iu referuar të drejtave kushtetuese të çdo amerikani për lirinë e fjalës dhe të mbajtjes së armëve.

Por padia akuzon Musk dhe llotarinë e tij se shkel ligjet duke mos publikuar rregullat e plotë të shortit dhe nuk dëshmon se fituesit janë të zgjedhur me short.

Autoritet kishin paralajmëruar më parë me një letër Musk se oferta e tij mund të jetë në shkelje të ligjeve federale, shkruan rrjeti vendas ABC News. Shumë ekspertë të pyetur asokohe thanë se procedura qëndron “një një hapësirë të paqartë të ligjit”.

“E kam studiuar mirë”, tha Richard Briffault, profesor ligji në Columbia University për rrjetin ABC Neës. “Duket qartë që shkel frymën e statuteve, por nuk është 100% e qartë që shkel ligjin gërmë për gërmë.”

FOTO GALERI
1/3
Musk mbron politikat e prezantuara nga fushata Trump

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA