Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kurorëzuar dashurinë e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji në një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e shumë të ftuarve VIP.
Mes të ftuarve ishin kolegë të Dafinës e artistë shumë të njohur si Ylli Limani, Dhurata Dora, 2 Ton, Mc Kresha, Rina Balaj, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, Dafina Neziri, Klajdi dhe Bruno, si dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. Një nga të pranishmet ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithatë, një mungesë e dukshme në këtë ngjarje festive ishte motra e Dafina Zeqirit, Tringa Zeqiri, e cila jeton në Suedi. Mungesa e saj ka ngritur pyetje, pasi nuk është e qartë nëse marrëdhënia mes dy motrave është e tensionuar. E gjithë situata bëhet edhe më interesante, pasi ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Tringa sapo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka emëruar Thor, duke shtuar kështu një tjetër dimension në historinë e saj familjare. Megjithatë, për momentin, informacioni mbi marrëdhënien e saj me Dafina mbetet i paqartë./TAR
Top Channel