Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, procedohet 55-vjeçarja, sekuestrohet shuma e parave

26/10/2024 10:34

Procedohet penalisht një 55-vjeçare, pasi udhëtonte drejt Greqisë me 11800 euro të padeklaruara.

Shtetasja me iniciale E.R., u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa mësohet se shuma e parave iu sekuestrua nga policia. 55-vjeçarja i kishte fshehur paratë në çantën e saj.

Njoftimi:

Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja.

Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e euroe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA