Ky iluzion me pamje shtëpiake mund t’ju nervozojë nëse nuk arrini të gjeni në kohë çelësin e kërkuar.
Të gjithë mund të shikojnë mobiljet e dhomës elegante të ndenies, por ata me inteligjencë më të lartë dhe shikim më dinak, mund të gjejnë një çelës të fshehur brenda dhjetë sekondave.
Në imazh shihet objektet normale si divani, tryeza e ngrënies apo disa shapka të lëna në dysheme.
Diçka e pazakontë në grafikë është një imazh në formë “portali” ne bardhë e zi në mur, që krijuesit nuk kanë shpjeguar përse e kanë vendosur aty.
Por vitet e fundit ‘simbolet dhe imazheria e fshehtë’ duket se ka lulëzuar për qëllime nga më të ndryshmet, shumica e të cilave me qëllime jo të mira.
Portali mural kontraston me motivet e tjera të dhomës, dhe ndoshta vështirëson dhe gjetjen e çelësit.
Psikologët thonë se mbikëqyrja e iluzioneve të tilla optike mund të përmirësojë shikimin e përqendrimin, për të parë më shumë detaje në imazhet e përditshme, nganjëherë të fshehura qëllimisht.
Krijuesit e iluzionit ‘Escape London’ thotë se këto lojra vënë në stërvitje mendjen duke rritur aktivitetin e trurit, çka redukton prekjen e tij nga sëmundjet degjenerative, shkruan rrjeti The Sun.
Top Channel