Sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit, Teherani e konfirmon: Janë vrarë dy ushtarë iranian!

26/10/2024 11:12

Dy ushtarë iranianë u vranë në sulmet izraelite të shtunën në mëngjes, tha ushtria iraniane.

Pa sqaruar se ku ndodhën vdekjet, deklarata e publikuar në median shtetërore thoshte se ushtarët u vranë nga një sulm me predha, një referencë për Izraelin.

Sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit synoi sistemet e tij të mbrojtjes ajrore dhe objektet e prodhimit të raketave në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit. Ende nuk dihet shkalla e dëmit.

“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në mbrojtjen e sigurisë së territorit iranian dhe parandalimin e dëmtimit të popullit dhe interesave të Iranit ka sakrifikuar dy personel duke u përballur me predha të entitetit kriminal sionist”, thuhet në deklaratën e publikuar në mediat iraniane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA