Sulmet izraelite në Iran, reagon kryeministri britanik: Teherani nuk duhet të përgjigjet!

26/10/2024 09:05

Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite, thotë kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.

Në një konferencë për shtyp në Samoa, Starmer tha “Unë e kam të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian dhe jam po aq i qartë se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të përgjigjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të de-përshkallëzuar situatën në të gjithë rajonin.”

Mëngjesin e kësaj të shtune disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj.

Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe SHBA, ku thotë se “Izraeli po vetëmbrohet! Sulmi vjen si përgjigje për raketat balistike të 1 tetorit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA