25/12 20:19
Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se “e konsideron veten të drejtë dhe të detyruar të mbrojë veten” pasi Izraeli goditi objektet ushtarake gjatë natës në një valë sulmesh hakmarrëse.
Ministria dënoi sulmet e Izraelit në një deklaratë, duke e quajtur veprimin një “shkelje të qartë” të ligjit ndërkombëtar.
“Republika Islamike e Iranit thekson përdorimin e të gjitha aftësive materiale dhe shpirtërore të kombit iranian për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e tij jetike, si dhe për të qëndruar pranë detyrave të saj ndaj paqes dhe sigurisë rajonale”, thuhet në deklaratë.
Top Channel