Emocione të forta priten në takimin e radhës të “Goca dhe Gra”. Heidi Baci, një prej 5 bashkëmoderatoreve do të jetë sonte për herë të fundit në tryezën e diskutimeve, ku edhe do të japë arsyen pse ka vendosur të largohet nga programi.
Thuhet se Hedi po largohet pasi ka vendosur që mos të jetojë më në Shqipëri por megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga programi dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë vetë Heidi sonte.
Heidi Baci, pas rrugëtimit të saj në “BBVA3”, u bë pjesë e talk show-t “Goca dhe Gra” krahas Xhilda Luzit, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemit dhe Egla Cenos, panel që me ikjen e Heidit pritet të ketë sërish ndryshime.
Në faqen zyrtare të “Goca dhe Gra” në Instagram, thuhet se në episodin e sotëm do të ketë tre të ftuar; Einxhel Shkira, Spartak Ngjela dhe Efi Dhedhes.
Top Channel