Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku motër e vëlla kanë humbur jetën.

Milanka dhe Jovan Madgalj rreth moshës 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.

Sipas mediave vendasi autori është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe se është i armatosur. Të gjitha njësitë policore janë vënë në dispozicion për kapjen e autorit.

Ende nuk dihen arsyet apo shkaqet që çuan në këtë vrasje, ku policia thotë se janë duke hetuar.

Vendasve u është bërë thirrje që të kenë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në shtëpi derisa të bëhet e mundur kapja e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA