
24/02 19:13
Mariglen Ziu është fermeri, i cili ka vendosur të evidentojë përdorimin e pesticideve.
Ai zbuloi në “Bagëti e Bujqësi” se po ndjek një rrugë totalisht bio, në prodhimin e produkteve të konsumit.
Pra ai ka vendosur të përdori insektet e dobishme, për të eliminuar armiqtë e rritjes së perimeve.
“Ne kemi vendosur të përdorim insektet e dobishme. Që të kemi një produkt sa më natyral. Kemi edhe bletën, për të eliminuar përdorimin e hormoneve. Tashmë për pjalmimin përdorim bletën. Bleta është më efikas se hormoni. Kemi një produkt natyral”, tha Ziu.
Top Channel