“S’jam unë peshku i madh!”/ Seanca e Lefter Kokës, shpërthen ish-ministri: Doni të gjeni korrupsionin? Hapni telefonin e Monika Kryemadhit

25/10/2024 17:04

Në seancën gjyqësore që po mbahet në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardh detaje nga senaca gjyqësore.

“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë Lefter Koka.

“E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” – akuzoi në seancë Leftë Koka.

Anila Hoxha raporton ish ministri tha “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”.

“Megjithëse u bë një vit hetim, konkulzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai.

Lefter Koka sipas raportimit të Anila Hoxhës foli gati 20 minuta, mbasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.

Koka pyeti përse SPAK nuk merr për referencë kontratat e tjera për landfille të përmendura si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.

Gazetarja Hoxha raportoi se Koka deklaroi që “E gjithë Durrësi e di qe jam biznesmen, kam bërë bamirësi dhe bëj falë aftësie të mia financiare dhe askush nuk e beson që biletat e mia të avionit t’i paguajë Mërtiri. Avokatët e tij thanë që në këtë pikë biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë se sa lidhja e kontratës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA